DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Një vit nga vrasja e Ilaria Sulës, prindërit kërkojnë drejtësi: Nuk do t’i falim kurrë

16 Mars 2026
A A
Një vit nga vrasja e Ilaria Sulës, prindërit kërkojnë drejtësi: Nuk do t’i falim kurrë
Share on FacebookShare on Twitter

Një vit pas vrasjes tragjike të 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Itali, dhimbja për familjen e saj mbetet po aq e fortë. Prindërit e së resë kthehen pothuajse çdo fundjavë në vendin ku u gjet trupi i vajzës së tyre, në një greminë përgjatë rrugës malore në Capranica Prenestina, pranë Romës.

Flamur dhe Gëzime Sula kujdesen për memorialin e ngritur në vendin ku u gjet vajza e tyre. Nëna pastron pllakën përkujtimore dhe fotografitë, ndërsa babai vendos lule të freskëta. Në mermerin e zi është gdhendur një mesazh prekës: “Do të të dërgoj një puthje me erën dhe e di që do ta ndjesh”.

Për nënën e Ilarias, një vit pa vajzën është vetëm boshllëk. Ajo thotë se jeta e tyre ndryshoi përgjithmonë më 2 prill. “Jeta jonë u ndal atë ditë. Kur të marrin një vajzë, të marrin arsyen e jetës. Nuk jemi më njerëzit që ishim. Atë ditë na vranë edhe ne”, rrëfen ajo mes dhimbjes.

Babai i saj tregon se Ilaria kishte shumë ëndrra për të ardhmen. Ajo studionte Statistikë dhe pritej të diplomohej në tetor, ndërsa synonte të punonte në fushën financiare.

Gëzime Sula u shpreh ashpër edhe ndaj nënës së autorit të dyshuar, e cila në gjyq ka pranuar se ndihmoi të birin të pastronte gjakun nga dhoma. “Ajo nuk është nënë. Ata shkelën mbi gjakun e vajzës sime. Nuk ka falje, kurrë”, u shpreh ajo.

Procesi gjyqësor për vrasjen e 22-vjeçares vazhdon ende dhe prindërit nuk kanë munguar në asnjë seancë.

“Nuk kërkoj hakmarrje, por drejtësi. Dua që Ilaria të kujtohet për atë që ishte: e gëzuar, inteligjente dhe plot jetë”, thotë babai i saj.

Trupi i pajetë i studentes shqiptare u gjet më 2 prill 2025 në një valixhe të hedhur në një humnerë në një zonë të pyllëzuar. Sipas hetimeve, ajo u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, i cili pas krimit përdori telefonin e saj dhe publikoi në rrjetet sociale për të fshehur zhdukjen e saj.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 467)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 314)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (136)
  • Shpallje (1)
  • Sport (252)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com