DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

U vetëdorëzua bashkë me një TT që dyshohet se kreu krimin dhe u mbrojt në heshtje – krejt çka dihet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

17 Mars 2026
A A
Dorëzohet në polici i kërkuar për vrasjen e 38 vjeçarit në Gjakovë
Share on Facebook

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e rëndë që tronditi mëngjesin e djeshëm Gjakovën, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur nga arma e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur më 16 mars rreth orës 05:20 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën Rasim Binakaj, ndërsa është plagosur Edi Mehmeti i cili ka marrë plagë në kraharor dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari për këtë rast është Nexhdet Zymberaj, pronar i lokalit “My Place”, i cili fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit.

Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur pesë gëzhoja, si dhe një thikë, ndërsa në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante, përfshirë Kryeprokurorin e Shtetit, hetimet rajonale dhe krim-teknikën.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa procedurat në vendin e ngjarjes janë përmbyllur gjatë ditës.

Zhvillimi kryesor në këtë rast ka ndodhur në orët e pasdites, kur rreth orës 16:30, i dyshuari është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Gjakovë.

Ai ka dorëzuar armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra, një pistoletë TT, ngjyrë e bardhë, së bashku me një karikator, e cila është konfiskuar si provë materiale.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, por ka shfrytëzuar të drejtën ligjore për t’u mbrojtur në heshtje.

Me vendim të Prokurorit për Krime të Rënda, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në zhvillim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 669)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 291)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (406)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com