DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Klinika e Pediatrisë jep detaje të reja për gjendjen e 5-vjeçarit nga Lipjani, e viziton edhe ministri Vitia

Klinika e Pediatrisë jep detaje të reja për gjendjen e 5-vjeçarit nga Lipjani, e viziton edhe ministri Vitia

17 Mars 2026
A A
Klinika e Pediatrisë jep detaje të reja për gjendjen e 5-vjeçarit nga Lipjani, e viziton edhe ministri Vitia
Share on FacebookShare on Twitter

Klinika e Pediatrisë jep detaje të reja për gjendjen e 5-vjeçarit nga Lipjani, e viziton edhe ministri Vitia

Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njofton se një fëmijë 5-vjeçar nga Lipjani është pranuar në Emergjencën Qendrore me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve, me ndryshime gangrenoze.

Në momentin e pranimit, fëmija ishte në gjendje të rënduar, me dyshime për kequshqyerje dhe vështirësi në komunikim. Menjëherë pas pranimit në Emergjencën Qendrore janë realizuar konsultat nga kirurgu plastik dhe pediatri, të cilët kanë rekomanduar hospitalizimin urgjent të fëmijës në Klinikën e Pediatrisë, përkatësisht në repartin e Kujdesit Intensiv Pediatrik, për trajtim të mëtejmë

Për shkak të dyshimeve për keqtrajtim të mundshëm, janë njoftuar Policia dhe punëtorët socialë, në përputhje me procedurat ligjore.

Fëmija po trajtohet nga një ekip multidisiplinar dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, por me parametra vitalë stabil.

Pas pranimit në Kujdesin Intensiv Pediatrik, fëmija i është nënshtruar ekzaminimeve të plota laboratorike dhe imazherike. Trajtimi intensiv i plagëve është duke vazhduar, ndërkohë që janë realizuar edhe konsultat multidisiplinare me kirurgun vaskular, kirurgun plastik dhe ortopedin.

Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, në procesin e trajtimit janë përfshirë edhe psikologu, psikiatri i fëmijëve dhe punëtori social, me qëllim të vlerësimit dhe ofrimit të mbështetjes së nevojshme psikosociale.

Fëmija aktualisht ndodhet pa përcjellje nga prindërit apo kujdestari ligjor dhe është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të stafit mjekësor dhe të punëtorëve socialë, në përputhje me procedurat për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve në situata të tilla.

Ai ndodhet nën mbikëqyrje të vazhdueshme të ekipit multidisiplinar të Klinikës së Pediatrisë, në bashkëpunim dhe konsultime të rregullta edhe me ekipet tjera specialistike të QKUK-së, sipas nevojës klinike.

Sot fëmija u vizitua edhe nga Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia për të parë nga afër gjendjen shëndetësore. Poashtu në koordinim me ministrin e Ministrisë së Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare Andin Hoti dhe me Qendrën për Punë Sociale në Komunën e Lipjanit pritet që të merren të gjitha hapat e nevojshëm për mbrojtje ligjore dhe sociale, thuhet në njoftimin e Klinikës së Pediatrisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 471)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 374)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (136)
  • Shpallje (1)
  • Sport (253)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com