Një vendim i ri është marrë në lidhje me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi sa i përket gjyqit të dytë për pengim në administrim në drejtësi.
Gjykata Speciale ka lënë në fuqi ndalimin e vizitave për shumicën e personave.
Kjo pasi sipas tyre, masa është ende e nevojshme për të mbrojtur dëshmitarët dhe integritetin e procesit.
Vetëm për një person është hequr ndalimi për vizita. Atij/asaj i është hequr ndalimi dhe tash mund të shkoj të vizitoj Thaçin, por nën mbikëqyrje.
“Kufizimet që po shqyrtohen në këtë vendim akne të bëjnë me ndalimin e vizitave jo të privilegjuara ndaj Thaçit nga 11 persona. Gjyqatari i procedurës paraprake i ka vendosur dhe i ka mbajtur këto kufizime, duke u bazuar në faktin se secili prej këtyre 11 personave ka qenë të paktën i pranishëm gjatë vizitave jo të privilegjuara, kur Thaçi dyshohet se ka kryer veprimet e përfshira në këtë çështje, përkatësisht shpërndarjen e informatave konfidenciale që identifikojnë dëshimtarë dhe dhënie e udhëzimeve lidhur me atë se çfarë dëshmie duhet të jepet”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ZPS-së.
