DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

5-vjeçari nga Lipjani që dyshohet se u keqtrajtua nga prindërit i nënshtrohet operacionit në shputa – gjendja e tij stabile

18 Mars 2026
A A
SHSKUK e pranon që furnizimi për shërbimet e dializës nuk është stabil
Share on Facebook

Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se 5-vjeçari nga Lipjani, i hospitalizuar në Kujdesin Intensiv Pediatrik për shkak të lëndimeve nga dhuna në familje, i është nënshtruar intervenimit kirurgjik në nivel të shputave nga ekipet specialistike të Ortopedisë dhe Kirurgjisë Plastike.

Në njoftimin e SHSKUK-së bëhet e ditur se intervenimi ka përfunduar dhe gjendja e pacientit ka qenë stabile.

“Pas përfundimit të intervenimit, pacienti është transferuar në Kujdesin Intensiv Pediatrik, ku po vazhdon trajtimin, mbikëqyrjen dhe përkujdesjen e mëtejme postoperatore”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk mund të ofrohet më shumë informacion.

“Njëkohësisht, theksojmë se ekipet profesionale shëndetësore janë duke ofruar përkujdesje maksimale dhe trajtimin e nevojshëm në përputhje me protokollet mjekësore”, shtohet në komunikatë.

Dy prindër në Lipjan janë arrestuar, pasi dyshohet se kanë keqtrajtuar fëmijën e tyre 5-vjeçar, i cili është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve.

Sipas QKUK-së, fëmija është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore dhe dyshohet edhe për kequshqyerje.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 669)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 291)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (406)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com