DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Ai jetonte prej dy dekadash në mërgim, la pas një vajzë 7 vjeçe…” – detaje prekëse nga familjari për Asllan Musliun që mbeti i vdekur në Austri

18 Mars 2026
A A
“Ai jetonte prej dy dekadash në mërgim, la pas një vajzë 7 vjeçe…” – detaje prekëse nga familjari për Asllan Musliun që mbeti i vdekur në Austri
Share on FacebookShare on Twitter

Tre kosovarë kanë mbetur të vdekur si pasojë e shembjes së betonit në një kantier ndërtimi në Austri.

Në mesin e viktimave është edhe Asllan Musliu, një ish-veteran i UÇK-së, për të cilin detaje nga rasti tragjik ka ndarë familjari i tij, Erkan Destani.

Destani ka konfirmuar se tashmë i ndjeri kishte më shumë se 20 vite që jetonte jashtë vendit, teksa pas ka lënë gruan dhe një vajzë 7-vjeçare.

“Ne si familjarë e pritëm me shumë dhimbje. Informacionet që kemi deri tani janë se po kryhen ekspertizat e nevojshme nga ana e policisë austriake dhe zjarrfikësve. Në bazë të informatave, një shtyllë betoni që e mban betonin ka rënë nga kati i lartë i ndërtesës dhe ka marrë me vete edhe viktimat teposhtë. I ndjeri ka qenë i moshës 49-vjeçare. Ka shërbyer si pjesëtar i UÇK-së, ndërsa pas luftës ka punuar si rreshter në TMK. Pastaj, që 20 e sa vite ka qenë në gurbet. Ka qenë i martuar dhe ka lënë pas gruan e një vajzë 7-vjeçare. Për momentin është shumë e dhimbshme. Jemi në kontakt me Ambasadën e Kosovës për procedurat e mëtejshme,” tha ai.

Përveç Musliut, të vdekur kanë mbetur edhe Pajtim Bajrami dhe Istref Zekaj.

Ndërkohë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe me familjarët e viktimave, me qëllim të ofrimit të mbështetjes së nevojshme dhe koordinimit të procedurave të mëtejshme.

Shërbimet emergjente arritën të shpëtojnë një person, i cili u dërgua në spital me lëndime, ndërsa katër të tjerë u nxorën pa shenja jete.

 

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 473)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 387)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (137)
  • Shpallje (1)
  • Sport (253)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com