DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti për Ligjin për të huajt: S’duam t’i lëmë pacientët serbë pa shërbime e nxënësit pa arsim

19 Mars 2026
A A
Kurti: Urojmë, besojmë dhe shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garë
Share on Facebook

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se Ligji për të huajt ka hyrë në fuqi para 13 vjetësh dhe se Qeveria vetëm është duke e zbatuar atë.

Kurti ka bërë të ditur se synimi është përfshirja e të gjitha strukturave në kuadër të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së vendit, duke siguruar se as pacientët dhe as nxënësit serbë nuk do të mbesin pa shërbime.

“Ne veçse po zbatojmë një ligj nga periudha para 13 vjetëve. Dhe më në fund po zbatohet ligji. Do të bëjmë inkorporimin e të gjitha strukturave të cilat janë në sistemin e shëndetësisë dhe të arsimit. Ju e dini që strukturat e tjera ilegale të Serbisë, sikurse ato të sigurisë, pastaj të financave, të administrimit, nuk ekzistojnë më në Republikën e Kosovës, kanë ngelur edhe arsimi e shëndetësia. Ato do t’i inkorporojmë, por që ta bëjmë këtë, është e domosdoshme që njëherë të kemi listën e të gjithë mësimdhënësve, të gjithë mjekëve, infermierëve të cilët punojnë në këto struktura në sistemin arsimor”, ka theksuar Kurti në një deklarim për media pas përurimit të segmentit të rrugës Vushtrri–Prishtinë.

Ai ka theksuar se procesi do të zhvillohet në mënyrë legale dhe me afate të përcaktuara për pajisje me dokumente të Republikës së Kosovës.

“Ne nuk dëshirojmë që pacientët serbë të ngelen pa trajtim shëndetësor. Ne nuk dëshirojmë që nxënësit serbë të ngelen pa mësim. Por kjo duhet të bëhet në mënyrë legale. E në mënyrë legale do të thotë përbrenda kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës, dhe në këtë aspekt po punojmë duke dhënë edhe një dritare dymbëdhjetë mujore, përkatësisht tremujore për qëndrim, pastaj për punë dhe për pajisje me dokumentet e Republikës së Kosovës. Ju e dini që afate të tilla, të ngjashme kemi dhënë edhe kur ka qenë puna për targat e automjeteve, prandaj gjithçka po shkon siç është më së miri, dhe ky nuk është një veprim politik, ky është zbatim i ligjit, zbatim gradual në bashkëpunim me Bashkimin Evropian në mënyrë që në Kosovë të kemi legalizim, normalizim, investime, për të gjithë qytetarët pa dallim”, ka deklaruar Kurti.

Qeveria është pajtuar fundjavën e kaluar që zbatimi i Ligjit për të huajt dhe ai për automjete të fillojë me lehtësira për serbët që punojnë në institucione paralele apo që studiojnë në universitetin në veri.

Me kërkesë të Bashkimit Evropian, i cili për këtë çështje e dërgoi në Kosovë emisarin e posaçëm për dialogun, Peter Sorensen, Kosova u pajtua që t’u lëshojë lejeqëndrime 12-mujore studentëve serbë që nuk kanë dokumente të Kosovës dhe t’i pranojë dokumentet e identifikimit të lëshuara edhe nga strukturat ilegale, edhe për tre muaj. Vendimi nxiti reagimin e opozitës, por u mirëprit nga ambasadorë të akredituar në Kosovë.

 

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 665)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 002)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (176)
  • Shpallje (1)
  • Sport (401)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com