DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat zvicerane zbulojnë prapaskenat

19 Mars 2026
A A
Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat zvicerane zbulojnë prapaskenat
Share on FacebookShare on Twitter

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së betonit, skelja u shemb dhe zëri punëtorët nën rrënoja.

Gazeta “Krone” foli me një banor vendas që e pa aksidentin nga afër “fillimisht ata ishin ulur në skela dhe pastaj gjithçka u shemb”.

Kompania përgjegjëse për ndërtimin, “Obenauf”, po fshihet pas incidentit me skele, që mori jetën e tre kosovarëve. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, kompania largoi të gjitha postimet me kantierin në Porzellangasse të Vjenës.

Një postim i vetëm ishte kapur nga gazeta “Krone” para se të largohej nga kompania. Mbishkrimi në Instagram ishte “Mund të ngremë kantiere ndërtimi!”, shoqëruar me një foto të kantierit.

Sipas inspektoratit të punës atje, shembjet janë shkaku i dytë më i shpeshtë i incidenteve në vendin e punës në industrinë e ndërtimit.

Kompania në faqen e tyre kanë shprehur ngushëllime për familjarët e punëtorëve të tyre.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga incidenti tragjik në një nga kantieret tona të ndërtimit. Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me të prekurit dhe familjet e tyre. Çështja aktualisht po hetohet plotësisht në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet përkatëse. Ne po e mbështesim hetimin në vazhdim me gjithë kujdesin dhe transparencën e duhur”, thuhet në uebfaqen e tyre.

“Nga respekti për të prekurit dhe në dritën e hetimit në vazhdim, ju kërkojmë mirëkuptimin tuaj që nuk mund të publikojmë detaje të mëtejshme në këtë kohë. Ju kërkojmë që ta trajtoni me respekt këtë situatë”, përmbyllet reagimi.

Tri prej viktimave që humbën jetën nga Kosova janë: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj. Viktima e katërt është nga Bosnja.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 477)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 439)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (138)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com