DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Albin Kurti thirrje banorëve të Luginës: Mos bini pre e provokimeve të Serbisë

19 Mars 2026
A A
Kurti tregon se cilat dokumente të strukturave paralele serbe i legalizoi sot
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar lëvizjet e fundit të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, duke i cilësuar ato si një kërcënim të hapur dhe provokim të drejtpërdrejtë ndaj vendit.

Gjatë një mbledhjeje të Qeverisë, Kurti tha se demonstrimet ushtarake të Serbisë në zonat e banuara me shqiptarë në Bujanoc, afër kufirit me Kosovën, përbëjnë trysni dhe nxitje të tensioneve, si dhe një përpjekje për të frikësuar banorët lokalë.

“Kjo tregon një provokim të hapur ndaj Kosovës,” deklaroi ai.

Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të mos bien pre e politikave destabilizuese dhe nxitëse.

“U bëjmë thirrje banorëve të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës që të mos bien pre e politikave nxitëse dhe destabilizuese, autokrate dhe shtypëse. Institucionet e Kosovës mbesin vigjilente dhe të gatshme të përballen me çdo zhvillim.”

Sipas Kurtit, aktivitetet e njësisë së Brigadës 63 të ushtrisë serbe, përmes stërvitjeve me helikopterë dhe hedhjeve me parashutë vetëm disa metra larg kufirit të Kosovës, përbëjnë një shfaqje të rrezikshme për sigurinë në rajon.

Ai shtoi se situata bëhet edhe më shqetësuese duke pasur parasysh se kjo njësi ka trajnuar dhe mbështetur grupin e Milan Radoiçiqit.

Kurti theksoi se këto lëvizje ushtarake, të nxitura nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, konfirmojnë se Serbia po përdor ushtrinë për të mbajtur rajonin e Ballkanit në tension.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 477)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 439)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (138)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com