Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Ermal Nufi, është deklaruar për stërvitjen ushtarake serbe në kufi me Kosovën.
Ai tha se Shqipëria i ka të gjitha politikat e sigurisë në përputhje me aleancën ushtarake NATO. Më tej ministri shtoi se Kosova është e mbrojtur nga KFOR, duke reduktuar çdo perceptim të rrezikut për vendin tonë.
“Serbia i mitigon të gjitha rreziqet që i pretendon si të sajat, në përputhje me dokumentet e veta strategjike. Shqipëria politikat e strategjisë i ka në përputhje me aleancën ku bën pjesë, aleancën ushtarake të NATO-s, më e forta në botë. E gjithë doktrina dhe përgatitja është në përputhje me NATO-n dhe siguria e qytetarëve shqiptarë, por edhe e Kosovës, për sa kohë kemi atje një forcë të mandatuar si KFOR. Shqetësimet që mund të perceptohen përmes mediave, publikimeve apo replikave në rajon, në Shqipëri përkthehen në një qasje që është në koordinim me aleancën dhe partnerët; kjo na bën të ndihemi të sigurt për sa kohë që ne përmbushim detyrat tona kundrejt Aleancës”, tha Nufi.
