Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajrami.
Në mesazhin e tij, Pacolli ka uruar që kjo festë e bekuar të sjellë paqe, lumturi dhe begati në familjet e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Gëzuar Fitër Bajrami!
Uroj që kjo festë e bekuar t’ju sjellë paqe, lumturi dhe begati në familjet tuaja.
Allahu i pranoftë agjërimin, lutjet dhe veprat tuaja të mira, dhe jua mbushftë zemrat me dashuri, shpresë dhe mirësi.
Le të ndajmë gëzimin e Bajramit me të afërmit dhe me ata që kanë nevojë, duke përhapur buzëqeshje dhe ngrohtësi.
Me fat dhe të bekuar Bajrami!
