Presidenti amerikan, Donald Trump, goditi sërish NATO-n, duke dënuar anëtarët e aleancës për refuzimin e tyre për të “ndihmuar në hapjen” e Ngushticës së Hormuzit.
Irani ka mbyllur në praktikë ngushticën me sulme periodike ndaj cisternave të naftës dhe transportit tjetër detar. Trump kritikoi anëtarët e NATO-s për dështimin në ofrimin e anijeve luftarake për të ndihmuar në patrullimin e kësaj rrugë strategjike detare.
Në një postim në rrjetet sociale, ai tha:
“Pa SHBA-në, NATO ËSHTË NJË TIGER LETRE! Ata nuk donin të bashkoheshin në luftën për të ndaluar një Iran me energji bërthamore. Tani që ajo luftë është fituar ushtarakisht, me shumë pak rrezik për ta, ata ankohen për çmimet e larta të naftës që janë të detyruar t’i paguajnë, por nuk duan të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një manovër e thjeshtë ushtarake që është arsyeja kryesore për çmimet e larta të naftës. Shumë e lehtë për ta, me kaq pak rrezik. FRIKACAKË, dhe ne do ta MBAJMË MEND!”.
