Policia e Kosovës ka raportuar 39 aksidente rrugore gjatë 24 orëve të fundit, prej të cilave 10 me të lënduar, 1 me fatalitet dhe 27 me dëme materiale.
Gjithashtu, janë shqiptuar 1,654 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut, ndërsa 21 persona janë arrestuar dhe 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.
