Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar për 48 orë R.K., nga Komuna e Skenderajt, për dyshimin e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Mbajtja e paautorizuar e armëve”.
Më 21 mars, ai kanosi dëshmitarin bashkëpunues në rastin “Brezovica” në një dasmë në restaurantin “Mero” në fshatin Uglar, duke thënë: “vetëm qenke me femijë se pa të vra në këtë vend nuk e kisha lan”.
R.K. ka qenë i pandehur edhe në rastin e mëparshëm “Brezovica”.
Prokuroria do të parashtroj kërkesë për paraburgim në Gjykatën Themelore në Pejë.
