DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Trupi qëndroi 25 minuta në veturë, pastaj ajo shkoi te…” – Flet dëshmitari që gjeti viktimën në Majac dhe lajmëroi policinë

23 Mars 2026
A A
“Trupi qëndroi 25 minuta në veturë, pastaj ajo shkoi te…” – Flet dëshmitari që gjeti viktimën në Majac dhe lajmëroi policinë
Share on Facebook

Një ngjarje e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik ka ndodhur mbrëmë në fshatin Majac të Podujevës, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri tashmë kanë humbur jetën tre persona. Ajo që nisi si një vrasje në veturë, përfundoi me një ekzekutim tjetër brenda shtëpisë dhe vetëvrasjen e të dyshuarës.

Për rastin ka folur personi i parë që ka mbërritur në vendin e ngjarjes, i cili ka parë trupin e pajetë të viktimës dhe ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.

Ai ka rrëfyer detaje rrëqethëse nga momenti i parë i zbulimit të krimit dhe lëvizjet e të dyshuarës, Ardita Gashi.

 

“Viktima i ka pasur dy plagë në kokë, njërën prej tyre në ballë. Trupi i tij ka qëndruar rreth 25 minuta në veturë deri sa është gjetur i vdekur”, ka deklaruar dëshmitari.

Sipas tij, pas vrasjes së parë, e dyshuara nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, por është drejtuar drejt shtëpisë së familjarëve të saj.

“E dyshuara ka dalë nga vetura dhe ka shkuar te shtëpia e axhës. E ka kërkuar gruan e axhës dhe ka hyrë në dhomë me të për të biseduar, e pastaj e ka vrarë. Pas vrasjes së gruas, e dyshuara ka qëndruar në dhomë deri në momentin kur policia ka ndërhyrë, pastaj ajo ka tentuar të vrasë veten”, tregon ky dëshmitar.

Ndonëse u dërguan me urgjencë në QKUK, plagët ishin të papërballueshme.

Sot gjatë ditës është konfirmuar vdekja e gruas së axhës rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa pak më parë ka ndërruar jetë edhe vetë e dyshuara për vrasjen e dyfishtë, Ardita Gashi.

Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet që çuan në këtë krim të trefishtë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 665)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 028)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (176)
  • Shpallje (1)
  • Sport (401)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com