Inspektorati i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se plagosja e hetuesit tek rruga “B” nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, Arbër Beka.
Ai tha se aktualisht Policia dhe Prokuroria kanë filluar një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar.
“IPK ju konfirmon se nê incidentin e raportuar sot rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë është plagosur një zyrtar i IPK-së. Incidenti nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare. Aktualisht policia dhe Prokuroria kanë filluar një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha Beka
