DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NATO-së është ta ndihmojë Kosovën më inteligjencë

24 Mars 2026
A A
Shea: Kosova të jetë e përgatitur, Trump mund ta pyes se çfarë favoresh ofron për t’i mbajtur trupat amerikane

Jamie Shea, Deputy Assistant Secretary General for Emerging Security Challenges

Share on Facebook

Ish-zyrtari i NATO-së, Jamie Shea, ka folur për taktikat e reja që tashmë po përdoren nga vende të ndryshme, përfshirë Serbinë, për të destabilizuar dhe sulmuar vendet fqinje.

Shea ka thënë se fatmirësisht nuk ka më agresion me forca tokësore si dikur dhe ka theksuar se tashmë po përdoren metoda hibride të sulmeve.

Ai ka thënë se duke parë këtë, është shumë e rëndësishme që NATO ta ndihmojë Kosovën më inteligjencë.

“Situata është qartësisht shumë më stabile se 27 vjet më parë. Forcat e KFOR-it kanë qëndruar në Kosovë gjatë gjithë kësaj kohe për të ruajtur paqen dhe BE-ja, duke marrë përsipër nga NATO në vitin 2004, ka kryer një detyrë të ngjashme në Bosnje”.

“Veprimet e NATO-s dhe BE-së ndihmuan në parandalimin e një lufte civile në Maqedoninë e Veriut gjatë periudhës 2002–2004. Ka pasur tensione për shkak të shumë mosmarrëveshjeve të pazgjidhura si brenda vendeve të rajonit ashtu edhe ndërmjet tyre, por retorika e ashpër deri më tani nuk është shoqëruar me agresion të hapur ushtarak, si në vitet 1990. Falë Zotit”, ka thënë Shea për RTK.

“Kërcënimet tani janë më shumë nga aktivitetet hibride ose të ashtuquajtura “zona gri” të disa vendeve, për shembull propaganda dhe fushata dezinformimi, shantazh ekonomik përmes bojkotit tregtar dhe kufizimeve, si dhe përdorimi i forcave ose strukturave paralele e të fshehta të sigurisë për të krijuar kaos dhe për të nxitur përçarje politike”.

“Serbia sigurisht që i ka përdorur këto taktika kundër Kosovës për të provuar ta dobësojë atë. Incidenti i Banjskës në shtator 2023 është një shembull i mirë. Prandaj detyra kryesore e NATO-s sot është të ndihmojë Kosovën me inteligjencë më të mirë mbi këto forma të luftës hibride dhe të zhvillojë qëndrueshmërinë e saj të brendshme për t’u mbrojtur ndaj tyre”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 665)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 051)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (176)
  • Shpallje (1)
  • Sport (401)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com