Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës, ku u diskutua për zhvillimet e fundit politike, situatën institucionale në vend dhe për procesin e riorganizimit të brendshëm të partisë.
PDK-ja tha se rruga e vetme për dalje nga kjo situatë është kthimi te qytetari përmes zgjedhjeve të reja.
“PDK po riorganizohet për të qenë më afër qytetarëve dhe për të ndërtuar një ofertë të qartë politike që garanton stabilitet dhe zhvillim. Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe vendimmarrje të përgjegjshme, jo për improvizime dhe kriza të njëpasnjëshme”, tha kryetari Hamza.
Kryesia e PDK-së ngriti gjithashtu shqetësimin për gjendjen ekonomike në vend, duke vlerësuar se Qeveria po dështon t’i adresojë problemet reale të qytetarëve.
