Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetje për Kosovën para ndeshjes të sotme me Sllovakinë në gjysmëfinalen e plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Postimi i plotë:
Sonte në Bratisllavë, “Dardanët” tanë luftojnë për një ëndërr që na bashkon të gjithëve: rrugën drejt Kupës së Botës 2026. Me zemër, me besim dhe me krenari, le të qëndrojmë pranë tyre në këtë sfidë vendimtare. Ta shkruajmë emrin e Kosovës në historinë e futbollit
