DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rexhepi: Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

27 Mars 2026
A A
Rexhepi: Po diskutohen me NISMA-n dy ose tre emra për kryetarin e Kuvendit
Share on Facebook

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka njoftuar se i ka dhënë Kuvendit të Kosovës një afat shtesë prej 34 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri.

Kushtetuesja ka pranuar kërkesat e kryeministrit Albin Kurti në emër të Qeverisë dhe të Arbërie Nagavcit në emër të 30 deputetëve, duke vlerësuar se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka asnjë efekt juridik.

Sipas vendimit të Gjykatës, deputetët e Kuvendit kanë 34 ditë nga dita e hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi për të zhvilluar dhe përfunduar procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë vendim, kryetarja e Nova Demokratska Stranka (NDS), Emilja Rexhepi tha se respekton vendimin e Kushtetueses dhe kërkoi që deputetët dhe partitë shumicë shqiptare të lënë mënjanë mosmarrëveshjet partiake për të votuar brenda afatit.

“Respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kemi mundësinë të zgjedhim presidentin e shtetit brenda periudhës 30-ditore, shpresoj që arsyetimi i deputetëve të mbizotërojë dhe që partitë shumicë shqiptare të lënë mënjanë mosmarrëveshjet partiake në kohën e krizës së rëndë gjeopolitike botërore dhe të votojnë”, ka thënë ajo.

Pavarësisht afatit 30 ditor, Rexhepi mendon se vendi mund të shkojë shumë shpejt drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Mendoj se shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat gjithashtu nuk do të sjellin ndryshime të mëdha”, deklaroi Rexhepi.

Në një prononcim Emilja Rexhepi, kryetarja e NDS-së u pyet për qëndrimin e partisë ndaj kandidatëve të propozuar për president.

Rexhepi tha se nuk do të ketë vota për ‘cfardo’ kandidati.

“Sigurisht nuk do të votoj për këdo, do të shohim se kush do të jetë kandidati, për momentin nga ana e LVV është propozuar Glauk Konjufca dhe sigurisht do të votoj për të”, tha ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 665)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 057)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (176)
  • Shpallje (1)
  • Sport (401)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com