DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku takohet me Giaufret, flasin për çështjen e Presidentit dhe rolin e institucioneve në këtë proces

27 Mars 2026
A A
Abdixhiku takohet me Giaufret, flasin për çështjen e Presidentit dhe rolin e institucioneve në këtë proces
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim Emanuele Giaufret, Zëvendësdrejtorin Menaxhues për Evropën Perëndimore në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm.

Gjatë këtij takimi, sipas komunikatës së LDK-së, Abdixhiku diskutoi për qëndrimin e partisë që ai udhëheq, për zhvillimet politike aktuale në vend, me theks të veçantë mbi situatën e krijuar rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe rolin e institucioneve të Kosovës në këtë proces.

Ai nënvizoi se përgjegjësia kryesore për përmbylljen e këtij procesi i takon shumicës parlamentare, duke shprehur bindjen se ky proces duhet të zgjidhet përmes një marrëveshjeje politike dhe jo me imponim.

Tutje në njoftim, theksohet se në lidhje me mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja, Abdixhiku ka potencuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të hyjë e bashkuar dhe e përgatitur në çdo proces zgjedhor, duke besuar se ka mundësinë për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe zhvillimore për vendin.

“Po ashtu, Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e LDK-së për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian ia ka ofruar Kosovës gjatë të gjitha proceseve, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të BE-së në forcimin e stabilitetit, demokracisë dhe orientimit evropian të vendit. Ai theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e ekonomisë, zhvillimit dhe integrimit evropian, duke e konsideruar këtë si një hap thelbësor në rrugëtimin e Kosovës drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe më të mirë për qytetarët tanë”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 729)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (266)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com