Paga e 13-të për punonjësit në sektorin publik do të shpërndahet të martën, më 31 mars, ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.
Në një postim në Facebook, Geci publikoi edhe një fotografi me ministrin e Financave, Hekuran Murati, duke theksuar se kohëve të fundit janë shpërndarë informata të pavërteta lidhur me këtë çështje.
“Njoftim për qytetarët. Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, më 31 mars, pasi që kohëve fundit disa institucione dhe individë kanë shpërndarë informacione të pavërteta lidhur me këtë çështje. Urime!” ka shkruar Geci.
