DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Narkotikë mbi 500 kg – Prokuroria kërkon paraburgim për Fazli Ndrecajn që u dorëzua dje në polici

28 Mars 2026
A A
Narkotikë mbi 500 kg – Prokuroria kërkon paraburgim për Fazli Ndrecajn që u dorëzua dje në polici
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari, Fazli Ndrecaj, 46-vjeçar nga fshati Maqitevë, Komuna e Suharekës, i cili ishte në kërkim nga organet e rendit, është dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, më datë 16.09.2025 kishte zhvilluar një aksion, gjatë të cilit në një objekt (shtallë) në fshatin Maqitevë – Komuna e Suharekës, është zbuluar dhe sekuestruar një sasi e madhe e substancës narkotike të llojit marihuanë – kanabis sativa, mbi gjysmë tonelate, saktësisht 512 kilogramë, në faza të ndryshme të përpunimit dhe tharjes.

Gjatë aksionit janë sekuestruar: një granatëhedhës (mortajë), një raketë krahu, një pushkë gjuetie, fishekë të pushkës, një traktor me rimorkio, pajisje dhe vegla pune të përdorura për kultivim dhe përpunim, dy telefona celularë, si dhe prova të tjera materiale.

Po ashtu, prokuroria ka lëshuar urdhër të përkohshëm për sekuestrimin/ngrirjen e dy parcelave me sipërfaqe prej 1963 m² dhe 1438 m², të cilat gjenden në fshatin Maqitevë.

Lidhur me këto veprime, Prokuroria ka iniciuar procedurë penale ndaj F.N., dhe sipas dyshimit të bazuar, i pandehuri në një periudhë të pacaktuar kohore e deri më datë 16.09.2025, në pjesën malore të fshatit Maqitevë, ka kultivuar pa autorizim bimën kanabis sativa me qëllim prodhimin dhe përgatitjen për shitje të narkotikëve dhe shpërndarjen e kësaj substance në treg.

Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”267, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri, gjendet në ndalim 48 orësh, dhe për të njëjtin Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 761)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (268)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com