DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Masakra në Podujevë, Kurti: Krimet e Serbisë në Kosovë të shndërrohen në aktakuza dhe dënime

28 Mars 2026
A A
Masakra në Podujevë, Kurti: Krimet e Serbisë në Kosovë të shndërrohen në aktakuza dhe dënime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar përvjetorin e masakrës së Podujevës, ku më 28 mars 1999 u vranë 21 civilë shqiptarë nga familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti e cilësoi këtë ngjarje si një nga krimet më të rënda ndaj civilëve gjatë luftës në Kosovë, duke rikujtuar se masakra u krye nga njësiti famëkeq “Shkorpionët”, i njohur për krime edhe në Bosnje e Hercegovinë.

Ai theksoi se pas vrasjes së dy burrave të moshuar, gratë dhe fëmijët u rreshtuan dhe u pushkatuan, ndërsa në mesin e viktimave ishte edhe një foshnjë 18 muajshe. Kurti vuri në pah se pesë të mbijetuarit mbeten dëshmi e gjallë e krimit dhe e qëndresës njerëzore përballë barbarisë.

Duke përkujtuar viktimat, kryeministri nënvizoi se çmimi i lirisë ka qenë i lartë dhe se kujtesa për këto krime duhet të shërbejë si zotim për të mos harruar kurrë.

“Krahas dhimbjes, sot nderojmë forcën e tyre. Kujtojmë se sa i lartë ishte çmimi i lirisë, dhe se sa e shtrenjtë dhe e shenjtë është ajo. Përkulemi para sakrificës së popullit tonë dhe ngrihemi me zotimin për të mos harruar kurrë”, ka shkruar Kurti.

Ai kërkoi që krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë të dokumentohen dhe të shndërrohen në aktakuza konkrete, duke theksuar përgjegjësinë e institucioneve për të sjellë drejtësi për viktimat.

Kurti përmendi edhe themelimin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë si një hap të rëndësishëm, por kërkoi veprime më konkrete nga sistemi i drejtësisë dhe Prokuroria e Shtetit për ndjekjen e kriminelëve të luftës, edhe në mungesë.

“:U bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht Prokurorisë së Shtetit, që të veprojë me vendosmëri më të madhe. Me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, ia kemi mundësuar sistemit të drejtësisë së Kosovës të nisë procese, të ngrejë akuza, të shqyrtojë çështjet e të dënojë kriminelët e luftës, edhe kur ata janë në mungesë. Vrasësit, ekzekutorët dhe urdhërdhënësit e këtyre krimeve duhet të dalin para drejtësisë.

Në katër vitet e fundit, numri i hetimeve dhe aktakuzave për krimet e luftës në Kosovë është rritur, por duhet bërë shumë më tepër për drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre. Nuk mund të ketë paqe të plotë pa drejtësi”, ka shkruar tutje Kurti.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 761)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (268)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com