DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nga Presidenca i reagojnë Shkëlzen Gashit për fushatën ndaj Osmanit: Panik e besëpremje e VV-së ndaj presidentes

28 Mars 2026
A A
Pas shpërndarjes së Kuvendit, Presidentja Osmani thërret në takim partitë politike
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj i ka reaguar ashpër Shkëlzen Gashit, autorit të ekspozitës për masakrat e cila pati pasaktësi të shumta.

Ajo me anë të një postimi në Facebook duke iu referuar një deklarate të Gashit dhënë tri javë më parë tha se populli i Kosovës nuk ka nevojë për siç tha “të vërtetat” e tij.

“Diskursi shpifës ndaj Presidentes Osmani tash e dy muaj nuk është debat politik. Nuk është përplasje argumentesh. Nuk është diskutim faktesh.Është diçka shumë më primitive: Kur s’mund ta mundësh një mendim politik e ta eklipsosh një zotësi diplomatike, përpiqesh ta linçosh me shpifje”.

“Merr disa copëza tregimesh. I nxjerr nga konteksti. I lidh me dyshime. I përsërit nonstop. Dhe propaganda përpiqet të duket si e vërtetë (për ata që nuk lexojnë brenda titujve konstatues)! Kjo do të mbetet në histori si një nga fushatat më të ulëta të linçimit politik që i është bërë një Presidenteje të Republikës së Kosovës. Do të mbahet mend momenti kur Vetëvendosja nga panika e frika e madhe, për t’i ikur fajësimit për qëndrimin kundër rizgjedhjes së Presidentes Osmani, për t’i ikur llogaridhënies ndaj votuesve për besëpremjen që VV bëri ndaj bashkëudhëtares së tyre politike, e poashtu edhe kundër zgjedhjes së një Presidenti tjetër me marrëveshje politike, filloi të ‘ndërtojë e shpërndajë insinuata e skema ogurzeza’ kundër asaj me të cilën fituan e u ngritën.Si ështe e mundur që pjesëmarrja në protestë në mbrojtje të UÇK-së quhet ‘tradhëti’ e ‘braktisje e Kurtit’?!”

Tri javë më parë, Shkëlzen Gashi, autor i ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, komentoi zhvillimet politike në Kosovë dhe veprimet e presidentes Vjosa Osmani.

Gashi tha se pas datës 28 dhjetor, Osmani ka ndryshuar kursin dhe ka filluar të bashkëpunojë ngushtë me Edi Ramën dhe partitë opozitare, si LDK dhe PDK.

Siç thoshte ai, Osmani ka marrë pjesë në marshin e lirimit të ish-presidentit Thaçi dhe ka kërkuar mbështetje nga Rama, por kjo lëvizje nuk ka dhënë rezultat, pasi ajo nuk ka arritur të sigurojë mbështetje të mjaftueshme për votat e nevojshme.

“Pas 28 dhjetorit Vjosa Osmani ka koketu me Edi Ramën dhe me partitë opozitare, me LDK-në dhe PDK-në, duke marrë pjesë në marshin e lirimit të ish-presidentit Thaçi dhe duke marrë mbështetjen e Edi Ramës, siç duket kjo nuk ka funksionu dhe Vjosa Osmani nuk ka arrit me i siguru votat”, kishte deklaruar Gashi në një intervistë në Ora News dhënë më 5 mars.

Ekspozita e hapur më 24 mars në sheshet e Prishtinës, në përkujtim të masakrave të kryera nga forcat serbe në Kosovë gjatë luftës, me autor Gashin doli të kishte goxha pasaktësi e gabime.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 767)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (268)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com