DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kur pushteti deformon të vërtetën dhe themelet e lirisë

28 Mars 2026
A A
Berisha: Xhelal Sveçla është dezertor lufte
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Hisen Berisha

 

Qeveria e Republikës së Kosovës nuk mund të fshihet më pas gabimeve, neglizhencës apo arsyetimeve të zakonshme burokratike.

Kur financohet një ekspozitë që shtrembëron një nga krimet më të rënda të luftës, siç është Masakra në Burgun e Dubravës, nuk kemi të bëjmë me lapsus. Kemi të bëjmë me përgjegjësi të drejtpërdrejtë politike dhe morale. Dhe në aspekzin procedural formal, kemi të bëjmë me dashje dhe qëllim të penalizueshëm juridikisht.

 

Nga njëra anë, burimet ndërkombëtare dhe dëshmitë serioze flasin qartë se, ishin rreth 90 të vrarë sipas Human Rights Watch, mbi 100 sipas ICTY, dhe deri në 120+ sipas dëshmive të të mbijetuarve.

Nga ana tjetër, një ekspozitë e financuar me para publike redukton këtë tragjedi në 58 civilë, duke lënë në harresë dhjetëra viktima të tjera dhe duke deformuar të vërtetën historike. Kujt i shërben kjo? Të njëjtën gjë, kohë më parë, përmes deklaratave e bëri Vuçiqi me, dhe për viktimat e masakres së Reçakut.

 

Kjo nuk është vetëm një pasaktësi numerike. Ky është deformim i kujtesës kolektive. Ky është relativizim i krimit.

 

Kur një qeveri financon një narrativë që nuk përputhet me faktet e dokumentuara, lindin pyetje të rënda:

 

A është kjo paaftësi?

A është kjo papërgjegjësi?

Apo është diçka më e rëndë, një agjendë e qëllimshme për të zbehur krimet dhe për të krijuar konfuzion mbi të vërtetën?

 

Sepse nuk mund të justifikohet ndryshe. Në një kohë kur informacioni është i qasshëm, kur ekzistojnë raporte ndërkombëtare, dëshmi të të mbijetuarve dhe dokumentim i gjerë, nuk ka asnjë arsye që një institucion shtetëror të “gabojë” në këtë mënyrë.

 

Dhe kur kësaj i shtohet fakti që për një ekspozitë të tillë paguhen 15.000 euro, që nuk duhet të diskutohet si shumë por, për materiale që realisht nuk e justifikojnë as një të tretën e kësaj shume, atëherë dyshimi nuk është më thjesht moral. Ai bëhet financiar dhe politik.

 

Sepse kjo ngjan më shumë me një skemë, ku para publike që dalin pa kontroll, pa verifikim, pa përgjegjësi, përfundojnë duke prodhuar përmbajtje që dëmton të vërtetën historike dhe dinjitetin e viktimave.

 

Në këtë pikë, problemi nuk është vetëm një ekspozitë. Problemi është modeli i qeverisjes.

 

Nëse për 15.000 euro nuk ka kontroll, çfarë ka ndodhur me milionat?

Nëse për një masakër të dokumentuar nuk ka ndjeshmëri, çfarë ka mbetur nga përgjegjësia shtetërore?

 

Masakra e Dubravës nuk është statistikë për manipulim. Është plagë e hapur e historisë sonë. Çdo tentativë për ta zvogëluar, relativizuar apo deformuar është fyerje ndaj viktimave dhe familjeve të tyre.

 

Por ajo që e bën edhe më të ndjeshme këtë çështje, në raport me historinë dhe konceptin e luftës për liri, është zhvendosja e statusit “Hero i Kosovës” në drejtim të kategorive që, ndonëse meritojnë respekt dhe dinjitet të plotë institucional, si viktimat civile të vrara e të masakruara dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale, nuk përbëjnë të njëjtin rol historik me luftëtarët e rënë në front.

 

Ndërsa këtë status, Hero i Kosovës, Presidentët Rugova, Thaçi dhe Sejdiu ia kanë dedikuar luftëtarëve që gëzojnë statusin e Dëshmorit të Lirisë, strukturat e majta dhe liberale, që nga Presidentja Jahjaga e deri te Presidentja Osmani dhe nomenklatura socialiste e Kurtit, e kanë deformuar këtë titull nderi në një koncept të paqartë të heroizmit.

 

Me këtë qasje, ata po përpiqen të zhvendosin themelin e lirisë dhe pavarësisë së shtetit, nga sakrifica e dëshmorëve të lirisë, që ranë në vijat e frontit, drejt një barazimi konceptual me viktimat e krimeve të regjimit serb, duke i trajtuar të gjitha këto kategori nën të njëjtin emërtim “heronj” e “heroina”, ku takon edhe vetë Kurti.

 

Prandaj, kjo çështje nuk mbyllet me arsyetime. Kjo kërkon përgjegjësi, jo vetëm historike, politike e morale por edhe ligjore.

 

Dhe në fund, mbetet një pyetje që nuk mund të shmanget, në ketë rrethanë se, a kemi të bëjmë me turp institucional, apo me diçka edhe më të rëndë?

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 770)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (268)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com