DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Alarmon Antikurrupsioni: Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë

29 Mars 2026
A A
Alarmon Antikurrupsioni: Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) njofton se vetëm tri ditë para përfundimit të afatit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve publikë ende nuk e kanë përmbushur këtë obligim.

Sipas të dhënave të përditësuara më 29 mars 2026 në mesditë:

7,482 zyrtarë publikë (72.32%) kanë përfunduar deklarimin

1,394 (13.48%) janë në proces

1,469 (14.20%) nuk e kanë filluar fare deklarimin

Nga gjithsej 10,345 zyrtarë të obliguar, mbi 1,400 ende mbeten jashtë procesit, duke rrezikuar drejtpërdrejt shkeljen e afatit ligjor.

Tri ditët në vijim janë vendimtare. Çdo mosveprim brenda këtij afati aktivizon automatikisht mekanizmat ndëshkues të paraparë me ligj.

“Deklarimi i pasurisë nuk është opsional – është obligim ligjor. Mosrespektimi i afatit ligjor rezulton me shqiptimin automatik të gjobës mandatore në vlerë prej 30% të pagës së subjektit deklarues. Çdo vonesë mbi 15 ditë përbën bazë për inicimin e hetimeve penale. Në këtë fazë, çdo neglizhencë është e pajustifikueshme. Ftojmë të gjithë zyrtarët që të përfundojnë deklarimin menjëherë. Koha po përfundon – veproni tani”, theksoi Yll Buleshkaj, Drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Agjencia rikujton se mosdeklarimi, vonesa apo deklarimi i pasaktë, përveç mostransparencës dhe llogaridhënjes ndaj publikut, përbëjnë edhe shkelje të drejtpërdrejta të obligimeve ligjore dhe trajtohen sipas legjislacionit në fuqi, duke përfshirë masa administrative dhe procedura penale.

APK mbetet në dispozicion për mbështetje teknike dhe sqarime gjatë gjithë periudhës, por thekson se përgjegjësia për deklarim në kohë është individuale dhe e pa transferueshme.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 493)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 793)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (269)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com