DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tifozit turk i kapen rreth 40 gramë drogë në Vërmicë, thotë se e bleu në Durrës për 100 euro

30 Mars 2026
A A
Tifozit turk i kapen rreth 40 gramë drogë në Vërmicë, thotë se e bleu në Durrës për 100 euro
Share on FacebookShare on Twitter

Një shtetas i huaj është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës, pasi është kapur me substancë narkotike gjatë hyrjes në Kosovë.

Siç raportohet ngjarja ka ndodhur më 29 mars 2026 rreth orës 17:00, kur autobusi i kompanisë “Auloni Tours”, që po hynte nga Shqipëria në Kosovë, është ndaluar për kontroll rutinë.

Sipas informatave, gjatë verifikimit të dokumenteve, zyrtarët policorë kanë ndjerë aromë të dyshuar të marihuanës nga pjesa e përparme e autobusit, çka ka ngritur dyshime për posedim të narkotikëve.

Pas selektimit në vijën e dytë dhe kontrollit të detajuar, në çantën e të dyshuarit Dogukan Dycgyn Keles është gjetur një sasi marihuane prej rreth 40 gramësh.

I dyshuari, shtetas gjerman me prejardhje turke, ka deklaruar se kishte ardhur në Kosovë për të ndjekur një ndeshje futbolli Kosovë–Turqi, ndërsa substancën narkotike, sipas tij, e kishte blerë në Durrës për rreth 100 euro dhe e posedonte për përdorim personal.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 495)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 829)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (271)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com