DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dialogu Kosovë-Serbi, kryeministri: Fillimisht të hiqet letra e Bërnabiqit

30 Mars 2026
A A
Masakra në Podujevë, Kurti: Krimet e Serbisë në Kosovë të shndërrohen në aktakuza dhe dënime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi, dhe se çka konkretisht ai diskutoi me presidentin francez, Emmanuel Macon për këtë proces.

Në një konferencë për media, Kurti tha se fillimisht duhet të hiqet letra e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, të nënshkruhen marrëveshja bazike e Brukselit dhe ajo e Ohrit.

“Ne nuk jemi kundër serbëve, Serbia është kundër neve, dhe serbët në Kosovë ne i trajtojmë si qytetarë të Republikës, dhe nuk harrojmë që ka minoritete tjera”.

“Për dialogun në Bruksel ne kemi diskutuar në veçanti në kuptim të zbatimit të marrëveshjeve të cilat kërkojnë mirëbesim, dhe kërkojnë siguri juridike, e që vjen nga nënshkrimi i marrëveshjes, e që vjen nga tërheqja e letrës së zonjës Bërnabiq kur ajo ishte kryeministër, dhe e cila me datën 13 dhjetor 2023 merrni me mend, 27-ësh së Bashkimit Evropian i tha që Serbia nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës. Si mund të bëjmë ne dialog, si mund të kemi mirëbesim, kur dikush thotë publikisht me letër të shkruar, që nuk e respekton integritetin territorial? Ajo letër duhet të hiqet, marrëveshja bazike e Brukselit me Ankesin e zbatimit të Ohrit duhet të nënshkruhet, dhe të mos harrojmë që këtë gjë unë e them në çdo takim me ndërkombëtarët, kryeterroristi Milan Radoiçiq duhet të i dorëzohet organeve të sigurisë e drejtësisë në Kosovë”, tha Kurti.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 496)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 840)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (271)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com