Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesve, Albulena Haxhiu dhe 9 deputet të tjerë, në lidhje me çështjen e Presidentit.
Në arsyetimin e saj, Gjykata ka vlerësuar se çështja e ngritur nga parashtruesit nuk përbën më një kontest aktiv.
Sipas saj, pretendimet lidhur me kalimin e afateve kushtetuese dhe pasojat e mundshme, përfshirë shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, janë trajtuar tashmë përmes aktgjykimit në rastet e bashkuara KO72/26 dhe KO74/26.
Gjykata ka rikujtuar se më 9 mars 2026 kishte vendosur një masë të përkohshme lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, por kjo çështje është adresuar në mënyrë përfundimtare në vendimet e mëvonshme. Për rrjedhojë, sipas saj, nuk ekziston më bazë për shqyrtim të mëtejmë.
Në përfundim, Gjykata ka theksuar se, si parim procedural, nuk merr vendime për raste që nuk përfaqësojnë më një çështje aktive apo të diskutueshme, duke konstatuar se kushtet për heqjen e kërkesës nga shqyrtimi janë përmbushur.
