Pas dy muajsh hetime intensive, Policia e Kosovës ka arritur të vërë në pranga një person të dyshuar për njërën nga vjedhjet më të rënda dhe më të mirëorganizuara të ndodhura kohëve të fundit në kryeqytet.
Bëhet fjalë për vjedhjen e sasisë marramendëse të arit në argjendarinë “Oxa Gold”, në rrugën “Agim Ramadani”.
Më 30 mars 2026, policia lokalizoi dhe arrestoi një mashkull kosovar, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në grabitjen e muajit janar.
Gjatë këtij aksioni, hetuesit dyshojnë se makina është blerë me paratë e përfituara direkt nga shitja e arit të vjedhur.
Si rrjedhojë, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar menjëherë në mbajtje.
Rasti, i cili tronditi opinionin publik më 18-19 janar, u cilësua si një vjedhje e stilit të filmave.
Hajnat kishin zgjedhur një rrugë jo-konvencionale për të hyrë në lokal, ata kishin shpuar murin e pasmë të argjendarisë, duke shmangur kështu alarmet dhe dyert e blinduara.
Nga aty u raportua se u vodh ari në vlerë prej rreth 650 mijë eurosh.
