Një shtetas i huaj është arrestuar në Deçan nën dyshimin se i është gjetur drogë, pas një kontrolli policor të realizuar mbrëmjen e së hënës.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 22:50 në rrugën “Fatmir Nimanaj”.
Gjatë kontrollit të një automjeti, policia ka gjetur te pasagjeri dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
Substanca është konfiskuar nga autoritetet, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike”.
