Ka vdekur ish-luftëtari i UÇK-së, Shkelzen Gashi.
Lajmi u bë i ditur nga bashkëluftëtarja e të ndjerit Mimoza Shala.
“Falemnderit për kontributin e dhënë për atdhe, falemnderit që u kujdese për plagën time maleve në luftë! E dhimbshe me humb njerëz të tillë.”, shkroi Shala në ‘FACEBOOK’.
Postimi i plotë:
Me pikëllim e morëm lajmin sot. Çfarë lajmi i trishtë. Xeni na paska lanë.
Shoku dhe bashkëluftëtari, njeri me vlera. E pabesueshme më duket!
Falemnderit për kontributin e dhënë për atdhe, falemnderit që u kujdese për plagën time maleve në luftë! E dhimbshe me humb njerëz të tillë.
Ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve, shoqërisë.
Pushofsh i qetë Shkelzen Gashi.
Qofsh i paharruar!

