DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haradinaj: VV po pret përfundimin e mandatit të presidentes, nuk po nxiton për procesin

2 Prill 2026
A A
Deklarata e Rashiq për 24 hektarë, Haradinaj: Çka ka shtëpija, tregon fëmija
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje ka një plan të qartë kohor dhe nuk po nxiton me procesin. Sipas tij, për VV-në është me rëndësi që kryetarja e Kuvendit të marrë edhe rolin e ushtrueses së detyrës së presidentit.

“LVV e ka një plan në kohë. Për ta është me rëndësi që kryetarja e Kuvendit të jetë edhe ushtruese e detyrës së presidentit, prandaj nuk po nguten. Pastaj mbetet të shihet se si do ta menaxhojnë situatën, por ne varemi nga iniciativa e tyre. Po shihet qartë që kjo është e lidhur me përfundimin e mandatit të presidentes aktuale. Pra, LVV po pret. Çdo gjë pritet të fillojë në momentin kur të kemi një ushtrues detyre të ri të presidentit. Njëherë të marrë detyrën Haxhiu, e pastaj të nisin konsultimet e mëtejshme”, tha Haradinaj para mediave, njofton Klankosova.tv.

Ai theksoi se partia e tij i ka gjashtë vota, por nuk janë të përcaktuara se si do të veprohet.

“AAK i ka votat, janë gjashtë, por ende nuk janë të përcaktuara se si do të veprohet. Nuk kemi asnjë zhvillim konkret dhe është e qartë që gjithçka lidhet me kohën, pra të shkojë Osmani, me qenë ushtruese e detyrës Haxhiu, dhe pastaj të shohim se çfarë do bëjnë”, shtoi kreu i Aleancës.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 498)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 974)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com