DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Replika mes Zemajt dhe Rizvanollit, përmenden Martin Berishaj e Nagip Krasniqi

2 Prill 2026
A A
Replika mes Zemajt dhe Rizvanollit, përmenden Martin Berishaj e Nagip Krasniqi
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur rreth çështjes së energjisë elektrike, duke thënë se opozita po hedh akuza me informata të pabaza.

Gjatë fjalës së saj në seancën e Kuvendit të Kosovës, ajo se rritja e çmimit të rrymës gjatë viteve të fundit, kanë ndodhur në një kontekst të një krize botërore.

“Rritja e çmimit të rrymës vitin e kaluar ka ndodhur edhe për shkak të investimeve që po bëhen në KEK dhe të cilat nuk janë bërë për 40 vjet. Vitin e kaluar, Blloku 2 ka qenë jashtë operimit për 4 muaj e gjysmë për shkak të modernizimit të turbinës, kjo është një nga arsyet pse prodhimi ka qenë më i ulët”, deklaroi ajo.

Ministrja përmendi edhe kërkesën e ZRrE-së për rritje të çmimit të rrymës, për të cilën tha se janë në pritje të raportit.

“Sivjet kemi pasur një kërkesë për rritje, mirëpo ZRrE ende nuk ka dalë me raportin. Pastaj ne do ta vlerësojmë dhe do t’i dërgojmë komentet tona”, shtoi ajo.

Pasi ministrja përfundoi fjalën, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kërkuar replikë.

Ai tha se është për të ardhur keq kur një ministre, siç tha ai, del dhe mbron një person që është me aktakuzë, referuar Nagip Krasniqit.

“Për të ardhur keq, kur del një ministre ose duhet të ketë zor të madh, është arrestuar Nagip Krasniqi, edhe akoma është me aktakuzë aktive nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të tenderëve. A mundesh të mohosh që ka tërhequr miliona Martin Berishaj? Pse e mbron një person që është me aktakuzë, me proces gjyqësor aktiv? Çfarë lidhje ke ti me to”, e pyeti Zemaj, Rizvanollin.

“Edhe del dhe thua këtu u thanë disa të pavërteta – një kompani e vetme ka marrë afër 300 milionë për energji elektrike. Hajde, cila është e pavërteta? Në vend që të kërkosh ndihmë, që nuk mundesh me menaxhuar këtë sektor, edhe duke marrë parasysh krizën globale, ti thua se u thanë disa të pavërteta. Por a i mbulon keqpërdorimet dhe hajnitë”, vazhdoi deputeti.

Pas deklaratës së Zemajt, fjalën e kërkoi sërish ministrja e cila tha se qeveria apo anëtarët e tjerë të VV-së, nuk kanë asnjë lidhje me kompanitë që kanë tregtuar energji gjatë viteve të fundit.

“Janë thënë shpesh në lidhje me pretendimet për lidhjes e qeverisë apo VV-së me kompani që tregtojnë energji, nuk ka asnjë lidhje në mes të kompanive që ka tregtuar energji gjatë viteve të fundit. Këto janë të pabaza, por meqë e përmende kompaninë që ka tregtuar energji gjatë viteve të fundit, çka ndodhi që e ndale këtë temë para disa muajve?”, u përgjigj Rizvanolli.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 498)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 987)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com