DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjini akuzon VV-në e Kurtin: Me para të vjedhura paguajnë “zagarë” për ta manipuluar qytetarin e varfër

2 Prill 2026
A A
Gjini: LVV po tenton të na shantazhojë
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti lidhur me financimin e mediave, duke e akuzuar atë për manipulim të opinionit publik.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Gjini tha se Kurti është ai që, sipas tij, “mashtron publikun çdo ditë të lume” dhe prodhon lajme të rreme duke sulmuar fjalën e lirë.

Ai komentoi edhe deklaratën e Kurtit për “thasë parash”, duke pretenduar se kryeministri mbështet njerëz që marrin para nga Beogradi dhe që, sipas tij, përfitojnë nga transaksionet energjetike në dëm të qytetarëve.

“Fjalë të tij janë pikërisht veprimet e tij. I akuzon të tjerët për ato që i bën vet. E vartësit e tij si lloji i Donika Gërvalla-Schwarzit, Albulena Haxhiut e të tjerët, edhe pse e dinë krejt të vërtetën, nuk skuqen aspak. Krejt të njëjtë janë”, ka shkruar Gjini.

Ai shtoi se, sipas tij, bëhet fjalë për “mashtrues që me para të vjedhura paguajnë zagarë që ta manipulojnë qytetarin e varfër”.

Deklaratat e Gjinit vijnë në vazhdën e përplasjeve të fundit politike lidhur me akuzat për financimin e mediave dhe ndikimin në debatin publik.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 499)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 998)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com