DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Prokuroria Speciale vendos për rastin e granteve, Faton Peci shpërthen në reagim

3 Prill 2026
A A
Raportohet se ish-ministri Peci është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale
Share on Facebook

Prokuroria Speciale ka pushuar hetimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Faton Pecit, për rastin e granteve në Ministrinë e Bujqësisë.

Aktvendimi për hedhjen poshtë të kallëzimit penal të parashtruar kundër tij nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është marrë më 17 mars të këtij viti. Ai është publikuar sot në rrjetin social Facebook nga Peci, ministër i Bujqësisë në periudhën kur akuzohej nga opozita për keqpërdorime me subvencionet në bujqësi.

Sipas aktvendimit, prokurori ka konstatuar se ndaj Pecit nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme për të vazhduar hetimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në reagim, ish-ministri i Bujqësisë është përpjekur të viktimizohet se gjoja kallëzimi penal i deponuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës kishte nxitur “një terror medial” ndaj tij.

Ai ka paralajmëruar një kundër-denoncim për shpifje ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, deputetes Hykmete Bajrami dhe ish-deputetit Paris Guri, të cilin e ka quajtur me cilësimin denigrues “mijushi”.

“Ndërkohë, gjatë intervistimit tim në prokurori, ‘mijushi’ i LDK-së, Guri, kishte deklaruar se mezi pret të shihemi në gjykatë”, ka shkruar Peci. “Po, në gjykatë do të shihemi, sepse nga sot fillon përgatitja e kallëzimit penal për kallëzim të rremë penal, të ideuar nga Lumir Abdixhiku, të nënshkruar nga Hykmete Bajrami dhe propaganduar me shpifje e paturpësi nga ‘tellalli’ i tyre, Guri.”

 

Ndërsa hetimet për rastin e granteve kanë pushuar, Peci vazhdon të ndodhet nën hetim për skandalin e dhënies në shfrytëzim të Fabrikës për Përpunimin e Nënprodukteve Shtazore.

Për këtë rast, ai ishte intervistuar nga Prokuroria Speciale në maj të vitit të kaluar.

Bastisje në disa lokacione ishin zhvilluar majin e 2025-s lidhur me hetimet për dhënien në shfrytëzim të fabrikës.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 666)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 109)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (402)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com