DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Prokuroria autorizon hetime për njehsorët e KEDS-it, dyshime për mashtrim

3 Prill 2026
A A
Prokuroria autorizon hetime për njehsorët e KEDS-it, dyshime për mashtrim
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka autorizuar hetime  lidhur me rastin e parregullsive të dyshuara në njehsorët elektrikë të KEDS-it, pasi ekziston dyshimi se këta njehësorë nuk bëjnë matjen e saktë të energjisë elektrike të shpenzuar.

Në këtë drejtim, dyshohet se është kryer vepra penale ‘’Mashtrimi’’, sipas nenit 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, njofton Prokuroria.

Sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të sigurimit dhe grumbullimit të provave shtesë lidhur me këtë rast, përfshirë edhe veprimet ndaj zyrtarëve të KEDS-it.

Këtë javë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit kishte njoftuar se ka filluar verifikimi i ankesave të para nga konsumatorët për njehsorët elektrikë. MINT themeloi një komision për verifikimin e ankesave të konsumatorëve.

Ministria kishte njoftuar se njehsorët, që janë vërejtur se kanë mospërputhje të kohës, janë tërhequr nga funksioni dhe janë sjellë për verifikim në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës.

Në anën tjetër, Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) dhe Kompania për Furnizim me Energji (KESCO) kanë deklaruar se njehsorët elektrikë në Kosovë matin saktë konsumin e energjisë, ndërsa devijimet e raportuara së fundmi lidhen me karakteristika teknike dhe jo me manipulim.

Në një konferencë për media, përfaqësuesit e dy kompanive thanë se shqetësimet e konsumatorëve janë trajtuar me seriozitet dhe se çdo rast i konstatuar si anomali është korrigjuar në përputhje me rregullat në fuqi.

Sipas tyre, të gjithë njehsorët janë në përputhje me standardet evropiane dhe kalojnë nëpër procese të rrepta certifikimi para se të vendosen te konsumatorët.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 024)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com