Gjakrat janë nxehur tej mase në ambientet e Kuvendi gjatë një pauze, ku protagonistë të një përplasjeje verbale kanë qenë deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, dhe deputeti i VV-së, Egzon Azemi.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas kësaj duke thënë se Azemi i ishte atij drejtuar me fjalët ‘’mos u bo kastravec’’.
“Sot, isha duke diskutuar me z. Gola që po udhëhiqte seancën. Erdhi Egzon Azemi dhe na ndërhyri. I kërkova të mos na ndërhyjë deri ta përfundojmë diskutimin z. Gola dhe unë. Mu kthye “mos u bo kastravec ktu”, tha ai.
Mustafa shtoi se nuk duron ofendime nga askush.
“Nuk e duroj ofendimin nga askush, më së paku nga dikush si ai. Nga natyra jam shumë i qetë, por dinjitetin tim s’ia kam borxh askuj. Nuk është e lehtë të përballesh me nivel të tillë që përfaqësojnë njerëz si ai”, tha Mustafa.
