DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojnë

6 Prill 2026
A A
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojnë
Share on Facebook

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me të parin e LDK-së, Lumir Abdixhikun në Kuvend, tha se me diskutime të tilla arrihen marrëveshjet politike.

Ai tha se atmosfera konstruktive dhe vullneti për t’i shmangur zgjedhjet e reja, ka bërë që të jetë optimist për këto tri javët e mbetura sa i përket çështjes së presidentit.“Me takime të këtilla mund të arrijmë një marrëveshje politike. Nuk mund të them se e kemi sot, por atmosfera konstruktive dhe vullneti për t’i shmangur zgjedhjet e reja më bën optimist për këto tri javët e mbetura. Uroj që të mos i shfrytëzojmë deri në ditën apo orën e fundit.”

“Propozimet duhet të sjellin rezultat konkret që të mund të flasim për arritje. Përderisa nuk është ky rasti, nuk mund të flasim për mendime të shprehura në takim, të cilat nuk kanë sjellë as dështim e as sukses. Në këtë fazë do t’ju njoftojmë për takimet që bëjmë, por jo për emra që nuk kanë rezultuar me marrëveshje politike mes VV-së dhe LDK-së”, deklaroi Kurti,.

Para mediave, kreu i VV-së theksoi se vetëm një shumicë prej 84 ose 85 deputetë do t’i bënte komodë për zgjedhjen e presidentit.

“Vazhdoj ta kem të njëjtin qëndrim, nëse kemi një emër të përveçëm dhe po synojmë që të jenë vetëm 80 apo 81 veta në sallë, ky do të ishte një rrezik tepër i madh. Vetëm një shumicë prej 84 ose 85 do të na bënte komodë për emra të perveçëm për 80 deputetë që qëndrojnë në sallë për zgjedhjen e presidentit”.

“Numri 80-81 nuk është caky unë për të ecur përpara. 80-81 duhet të jetë rezultati i mbramë për rezultatin më të keq. Duhet të synojmë deri në ditën e fundit që t’i kemi jo 81, por 84-85”.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 707)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (146)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com