DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, kërkojnë respektimin e ligjit për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

6 Prill 2026
A A
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, kërkojnë respektimin e ligjit për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
Share on Facebook

Duam drejtësi, duam drejtësi! Drejtësi, barazi, nuk ka shtet pa rini! Hajde vazhdojmë!

Me këto thirrje mijëra studentë nga universitete të ndryshme shqiptare dolën në Shkup për të kërkuar nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut që provimi i jurisprudencës, të mund të mbahet në gjuhën shqipe. Të rinjtë u mblodhën afër Gjykatës Kushtetuese dhe marshuan deri te Ministria e Drejtësisë.

Studentët kërkuan nga ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, që ai të gjejë zgjidhje urgjente, shkruan Alsat.

“Kolegët tanë kanë të drejtë të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, pikë! Çdo zvarritje është përpjekje për të na mohuar një të drejtë që na është mohuar prej shumë vitesh. Gjuha shqipe është zyrtare, nuk negociohet!”, deklaroi Besar Sejdiu – Parlamenti studentor “Nënë Tereza”,

“Ky është një mesazh i drejtpërdrejtë për ministrin e Drejtësisë z.Fillkov, që të marrë seriozisht këtë çështje dhe të reflektojë me zgjidhje konkrete ligjore jo me vonesa apo heshtje institucionale e deri në injorim të kërkesave tona”, tha Besjan Rexhepi – Parlamenti studentor UEJL.

Studentët thanë se nuk do të heqin dorë nga protestat për aq kohë sa nuk përmbushen kërkesat e tyre.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 707)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (146)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com