DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Azemi: Ky skandal i madh i cili ka fillu me njehsorë elektrikë po mundohet me u minimizu edhe nga ana e KEDS-s

7 Prill 2026
A A
Azemi: Ky skandal i madh i cili ka fillu me njehsorë elektrikë po mundohet me u minimizu edhe nga ana e KEDS-s
Share on FacebookShare on Twitter

Visar Azemi, Sekretar organizativ në Lidhjen Demokratike të Kosovës pasi ka dorëzuar dosjen në polici për njehsorët elektrikë, ka deklaruar se është ftuar nga Policia për të dëshmuar për të paraqitur dëshmitë e tij të mbledhura për njehsorët elektrikë.

“Unë jam ftuar sot nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike për t’i paraqit dëshmitë e mia dhe të qytetarëve. Jam në proces të dëshmisë dhe po e jap deklaratën time si dëshmitar dhe duke besuar në Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Kosovës, Gjykatën e Kosovës, shpresoj që kjo të merr zgjidhjen e merituar…Ky skandal po mundohet me u minimizu nga ana e KEDS-it dhe ministrisë ku akoma po manipulojnë me qytetarët”, ka thënë Azemi.

“Unë edhe njëherë po ju kujtoj juve që të gjitha këto manipulime, i gjithë ky skandal i madh i cili ka fillu me njehsorë elektrike po mundohet me u minimizu edhe nga ana e KEDS-s, e fatkeqësisht edhe nga ana e Qeverisë, në këtë rast nga Ministria e Industrisë. Ku akoma po manipulojnë me qytetarë, po thonë që këto devijime të cilat i kanë pranu dhe i kanë tërheq disa njësorë elektrikë nga qytetarët, po e masin saktë sasinë, po nuk po tregojnë ku është problemi. Pra problemi është që energjia elektrike e cila është dashtë me u faturua me të lirën, sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, është faturua me tarifën e shtrenjtë. Qytetarët kanë prit me orë të tana për me i vendos në funksion pajisjet e tyre, ty mendu që po e shfrytëzojnë energjinë me të lirë qysh edhe iu ka mundësua nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, po në fakt ka dalë e kundërta. Kjo është dëshmia kryesore dhe ky është skandali kryesor në të cilin unë po punoj”, tha ai.

“Ky është skandali kryesor në të cilin unë po punoj për të bërë një zgjidhje. Prandaj në Prokurori po e jap këtë dëshmi, në Polici po e jap këtë dëshmi dhe po kërkoj që mos të lejohen intervenimet që të hiqen provat nga qytetarët e Kosovës. Uroj që ky proces të shkoj mirë dhe qytetarët të kompensohen në fund… Unë po kthehem prapë brenda për të vazhduar dëshminë time”, ka shtuar Azemi.

Azemi ka njoftuar se nga java e ardhshme do të organizohet një peticion në të gjithë Kosovën, për siç tha ai për të kërkua kthimin e parave të cilat iu kanë marrë qytetarëve padrejtësisht.

“Nuk kam informacione, mu më kanë ftu në cilësinë e dëshmitarit. Tani meqë prokuroria ka fillu dhe ka autorizu policinë për me u marrë me këtë hetim, është lajm i mirë siç e thashë dhe po e bëj punën time aq sa mundem dhe aq sa më takon. Ta keni të qartë një gjë, unë këtë javë, sa më shpejt, do të filloj me organizimin e një peticioni në të gjithë Republikën e Kosovës për të kërku kthimin e parave të cilat iu kanë marrë qytetarëve padrejtësisht. Pra, shumë shpejt nëpër qendrat e qyteteve të ndryshme do të fillojmë me peticionin në këto qytete”, tha ai.

LDK pretendon se nga 884 njehsorë të verifikuar sipas tyre, 87% e njehsorëve për matjen e energjisë elektrike faturojnë qytetarët më shtrenjtë edhe kur tarifa është me të lirën.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 505)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 164)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (304)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com