DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ambasadori Zemaj për ndarjen nga jeta të Schwarz-Schilling: Humbje e madhe për Kosovën

7 Prill 2026
A A
Ambasadori Zemaj për ndarjen nga jeta të Schwarz-Schilling: Humbje e madhe për Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare Christian Schwarz-Schilling, një nga figurat më të njohura politike gjermane dhe mbështetës i kahershëm i Kosovës. Ai ndërroi jetë më 6 prill 2026.

Schwarz-Schilling ka mbajtur një sërë funksionesh të rëndësishme ndër vite, përfshirë postin e Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së për Bosnje dhe Hercegovinën, si dhe ka qenë deputet për shumë mandate në Bundestagun gjerman dhe ministër federal në disa qeveri të Gjermanisë.

Ambasadori i Kosovës, Astrit Zemaj, ka reaguar përmes një postimi publik, duke e cilësuar atë si një mik të madh të Kosovës dhe një zë të fuqishëm në mbështetje të lirisë dhe pavarësisë së saj.

Zemaj ka theksuar se kishte pasur nderin ta takonte disa herë Schwarz-Schilling, si dhe ta priste në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt dhe ta vizitonte në vendbanimin e tij në Hessen.

“Çdo takim me të ishte i thellë, plot mësime nga përvoja dhe frymëzues për mënyrën se si duhet punuar për shtetin dhe të ardhmen e vendit”, ka shkruar Zemaj, duke shtuar se këto takime përbënin një privilegj të veçantë, si për të personalisht, ashtu edhe për Kosovën.

Ai ka ndarë edhe një pjesë nga bisedat me ish-zyrtarin gjerman, i cili kishte vlerësuar se Kosova e ka merituar pavarësinë dhe duhet të vazhdojë ndërtimin e një shteti të fortë demokratik, me fokus në zhvillimin ekonomik, arsimin dhe integrimet euroatlantike.

Schwarz-Schilling kishte lindur më 19 nëntor 1930 dhe për dekada me radhë ishte një figurë kyçe në radhët e CDU-së në Gjermani. Angazhimi i tij për Kosovën ishte i vazhdueshëm dhe i shumëanshëm, duke e bërë atë një ndër mbështetësit më të shquar të saj në arenën ndërkombëtare.

Ambasadori Zemaj ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

“Pushoftë në paqe”, përfundon reagimi i tij.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 508)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 172)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (304)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com