Një kamion është përfshirë nga flakët sot në Duhël. Fatmirësisht, nga incidenti nuk ka pasur persona të lënduar. Derisa Policia dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po marrin masat e nevojshme për sigurimin e situatës.
Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit.
“Një kamion është përfshirë nga flakët në Duhël. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Për rastin në fjalë është njoftuar policia si dhe zjarrfikësit, të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka deklaruar Bytyqi.
Bytyqi po ashtu bëri të ditur se autoritetet po monitorojnë situatën dhe po marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar vendngjarjen dhe për të parandaluar rreziqe të mëtejshme.
