DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Rezoluta duhet të jetë pikë e parë e rendit të ditës dhe të votohet me unanimitet”, Çitaku: Kjo që ndodhi sot është e paprecedentë

8 Prill 2026
A A
“Rezoluta duhet të jetë pikë e parë e rendit të ditës dhe të votohet me unanimitet”, Çitaku: Kjo që ndodhi sot është e paprecedentë
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetarja e Kuvendit nga PDK, Vlora Çitaku pasi ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Kuvendit, ka folur para mediave.

Ajo ka thënë se sot në këtë mbledhje ka ndodhur diçka e paprecedentë në historinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku nuk është arritur që të dakordohen për rendin e ditës për seancën e së premtes.

“Siç e dini, PDK ka proceduar dhe protokolluar kërkesën për miratimin e një rezolute të veçantë e cila për trajtim do të kishte mbrojtjen e së kaluarës sonë historike dhe trajtimit të viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Për ne asnjëherë kjo çështje nuk ka qenë politike. Kujtesa nuk është vetëm e kaluara, është identitet. Kujtesa është themeli mbi të cilin ndërtohemi ne si shoqëri, si institucione, si shtet.”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka thënë se kanë synuar edhe në seancën e kaluar por edhe sot, që deputetëve t’i sjellin për miratim një tekst të dakorduar mes grupeve parlamentare dhe përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Kosovës, ashtu që të dalin të bashkuar dhe të votohet një rezolutë e tillë me unanimitet, solemnitet dhe seriozitetin që kërkon.

“Kërkesa jonë që kjo çështje të trajtohet si pikë e parë e rendit të ditës, është jo si fushë-betejë ku pozita e opozita sulmojnë njëri tjetrin por si një çështje rreth së cilës ne kemi pajtim, do të duhej të trajtohej si pikë e parë e rendit të ditës. Pati një rezistencë të paarsyeshme dhe të pashpjegueshme nga përfaqësuesit e VV-së që kjo të trajtohet si pikë e parë, dhe miratimi i rendit të ditës tani i mbeti seancës”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka thënë se nuk do të heqin dorë nga miratimi i rezolutës, dhe do të punojnë me të gjitha grupet parlamentare që Kuvendit t’i prezentohet një rezolutë ashtu siç kërkojnë nga seanca që ta trajtojnë si pikë e parë të rendit të ditës.

Në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare, Çitaku e ka përsëritur se e kanë mbështetjen e tyre.

“Pikat tjera të rendit të ditës janë marrëveshjet ndërkombëtare. Ju e dini që PDK e ka bërë të qartë që këto marrëveshje i voton, këto janë marrëveshje të Kosovës dhe si të tilla PDK i mbështet. Ju e dini që në vazhdimësi PDK ka qenë palë konstruktive dhe e përgjegjshme në Kuvend, kemi qenë të gatshëm për dialog, bashkëpunim, kompromis. Por, janë disa tema që ne besojmë që secili prej nesh duhet të jetë i pakompromis e ne duhet të jemi të pakomrpomis në respektimin e dhimbjes, sakrificës dhe të kaluarës sonë”, ka thënë Çitaku.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 508)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 221)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (305)
  • TV (57)
  • Uncategorized (1)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com