Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka folur për media.
Ajo u shpreh se në mbledhjen e kryesisë nuk u caktua rendi i ditës për seancën e së premtës.
“Në këtë takim, nuk pati një dakordim për rendin e ditës së seancës së premtës. Si kryetare e Kuvendit e kam përgjegjësinë që të propozoj rendin e ditë spër seancën e radhës, që unë propozova që të mbahet me 10 prill në orën 10:00”, tha ajo.
Tutje, Haxhiu u shpreh se Kuvendi i Kosovës duhet të jetë efikas në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, për shkak të afatit të Kushtetueses për zgjedhjen e Presidentit.
“Për shkak të rrethanave në të cilat jemi si Kuvend, të një afati kushtetues oër zgjedhjen e Presidentit mendoj që Kuvendi duhet të jetë efikas. Në këtë drejtim, unë sot përveç pyetjeve dhe deklarimeve, kam paraparë edhe disa pika që ndërlidhen me 4 marrëveshje ndërkombëtare që nuk u ratifikuan në seancën e kaluar, votimi i propozim-rezolutës për rritjen e çmimit të naftës, zgjedhja e një anëtari jorpokuror në KPK, shqyrtimi i propozim-rezolutës për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës 1998-1999 në Kosovë dhe disa propozime për anëtarë në komisione parlamentare. I gjithë diskutimi, ishte që rezoluta e përmendur për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998-99, të jetë pikë e parë e rendit të ditës apo e fundit të rendit të ditës.” tha ajo tutje.
Kryetarja e Kuvendit tha se nuk u gjet dakordimi mes PDK-së dhe VV-së për pikat e rendit të ditës, për shkak se PDK insiston që pika e parë e rendit të ditës të jetë rezoluta për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë. Kurse, VV po e kundërshton dhe kërkon aë ajo të radhitet e fundit.
“Për shkak se nuk pati dakordim, nuk arriti që rendi i ditës sot të miratohet në kryesinë e Kuvendit. Bëra përpjekje që t ëgjejmë një koncensus, sepse bazuar në diskutimet e seancës paraprake kam propozuar të mos vendoset a të jetë pikë e parë apo e fundit e asaj seance.”
“Nuk pati dakordim, sepse PDK insistonte që kjo të jetë pikë e parë dhe nga VV që kjo të radhitej në fund të rendit të ditës. Unë propozova që kur do që grupi që mblidhet e përfundon punën, të vije në seancë ne në çfarë do pike që jemi mund ta trajtojmë dhe nëse ka dakordim të votojmë. Po të mirëkuptohesha në atë kohë, tash kjo rezolutë nuk do të ishte as çështje e diskutueshme por do të miratohej në seancën që kemi lënë pas. Por, atë ditë nuk u dakorduan, sot kishte përsëri diskutime të njëjta më shumë procedurale sesa përmbajtësore dhe si rrjedhojë nuk arritëm të mriatojmë rendin e ditës. Në këto rrethana, ky rend i ditës do të miratohet në seancën e së premtës si pikë e parë e rendit të ditës. Kemi pasur edhe 9 raporte të komisioneve parlamentare për projektligje që janë proceduar nga Qeveria, të gjithë të rëndësishëm. Thash që kemi një afat për të zgjedhur Presidentin, uroj që ta bëjmë këtë sa më parë, deputetët ta kryejnë detyrimin që kanë në përputhje me Kushtetutën që vendi të mos shkoj në zgjedhje. Pikërisht ky afat kushtetues neve na bën të ëprshpejtojmë me përgjegjësitë që kemi. seanca u vendos të premtën, nëse do të trajtoj pikat e rendit të ditës të propozuara.”, u shpreh ajo.
