Autori i emisionit “Jetë o Jetë” Jeton Zogjani ka paralajmëruar një intervistë të veçantë që pritet të transmetohet sonte në DTV Media, duke sjellë në fokus një nga figurat e njohura të periudhës së hershme të organizimit politik në Kosovë.
I ftuari i radhës në emisionin Jetë o Jetë është Skender Zogaj, aktivist i palodhur, një nga themeluesit e Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetari i parë i Fushë Kosovës.
Në një postim në rrjete sociale, Zogjani ka theksuar se intervista do të sjellë një rrëfim të thellë për një periudhë të rëndësishme historike, duke përfshirë ngjarje, prapaskena dhe të vërteta të pathëna më parë.
“Gjithçka nisi me një shkrim në gazetën ‘Rilindja’. Dhe pas atij shkrimi, shumëçka nuk mbeti më e njëjtë… Aty nisi guximi. Aty nisi kthesa. Aty rilindi gjithçka.”
Sipas tij, Skender Zogaj vjen me kujtesë të kthjellët dhe gatishmëri për të folur hapur për zhvillimet që shënuan një kthesë të rëndësishme në vend.
Emisioni pritet të transmetohet sonte nga ora 21:00 në DTV Media, ndërsa publiku ftohet të ndjekë këtë bisedë që cilësohet si një dëshmi e rrallë historike.
