DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

‘‘Më ka thirr nga fronti’’, ‘‘dëgjoje zërin e lirisë’’, gruaja e Agim Ramadanit rrëfen momentet më emocionuese me të

11 Prill 2026
A A
‘‘Më ka thirr nga fronti’’, ‘‘dëgjoje zërin e lirisë’’, gruaja e Agim Ramadanit rrëfen momentet më emocionuese me të
Share on Facebook

Sot shënohen 27 vjet nga rënia e luftëtarit dhe Heroit të Kosovës, Agim Ramadani. Në akademinë përkujtimore kushtuar tij, bashkëshortja, Shukrije Ramadani, ka ndarë një nga momentet më emocionale që kishte përjetuar me Ramadanin gjatë luftës.

Ajo ka treguar se një nga kujtimet më të forta lidhet me një telefonatë nga fronti, kur Ramadani i kishte hapur altoparlantin në momentin e bombardimeve të para të NATO-s më 24 mars 1999.

“Një nga momentet më emocionale ka qenë kur më ka thirrur Agimi nga fronti dhe e ka hapur altoparlantin. Kam dëgjuar bombardimet e para të NATO-s më 24 mars. Zëri i tij ishte jashtëzakonisht emocionues. Më tha, ‘Unë po e shoh lirinë. Dëgjoje si janë jehonat e lirisë, si është zëri i lirisë. I gjithë qielli është zbardhur nga forcat e NATO-s që po godasin’. Kurrë nuk e harroj atë moment”, ka rrëfyer ajo.

Shukrije Ramadani ka folur edhe për një video që ka qarkulluar në rrjete sociale, ku Ramadani dëgjohet duke thënë “Fisnike, liria po vjen”, duke zbuluar rrethanat në të cilat ishte realizuar ajo.

Siç tregoi ajo ishte hera e fundit kur ai kishte qenë në Zvicër, ku kishte shkuar për të marrë ushtarë dhe armatim, ndonëse në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Ka qenë hera e fundit që ka ardhur në Zvicër. Kishte ardhur për të marrë ushtarë dhe armatim. Ka qenë shumë i sëmurë, me temperaturë, pa gjumë për më shumë se 48 orë dhe ishte ftohur. Edhe zëri i tij në video duket ndryshe. Kur dëgjoi për zhvillimet që po ndodhnin në front, u gëzua shumë dhe më thirri duke më thënë, ‘Fisnike, liria po vjen, e fituam”, tha ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 667)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com