Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në nderim të kongresistit, Eliot Engel.
Konjufca përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se Engel për dekada me radhë qëndroi me përkushtim të palëkundur duke mbrojtur të drejtën e popullit tonë për çlirim, liri e pavarësi dhe se ky ishte momenti për të nderuar jetën dhe veprën e tij,
Postimi i tij i plotë:
Dje, në New York, bëra homazhe në nderim të Kongresistit Eliot Engel dhe shpreha ngushëllimet në emër të Republikës së Kosovës për familjen e tij.
Ishte një moment për të nderuar jetën dhe veprën e mikut të madh të shqiptarëve e të Kosovës, i cili për dekada me radhë qëndroi me përkushtim të palëkundur duke mbrojtur të drejtën e popullit tonë për çlirim, liri e pavarësi.
Lavdi jetës dhe veprës së mikut tonë të madh. Kontributi i tij është në themel të miqësisë sonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
