DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pozoi me Kurtin pa ‘aminin’ e kryetarit, vjen hakmarrja e Abdixhikut ndaj “Xhafës”

15 Prill 2026
A A
Pozoi me Kurtin pa ‘aminin’ e kryetarit, vjen hakmarrja e Abdixhikut ndaj “Xhafës”
Share on Facebook

“Më mbani për fjale, më pritni pas datës 9 [nëntor] se nuk e lë pa e trajtu këtë rast”, kishte deklaruar Lumir Abdixhiku në një paraqitje televizive kur ishte pyetur për veprimet që do të ndërmerrte ndaj anëtarit të kryesisë Xhafer Tahiri, pasi ai kishte lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Edhe pse me pesë muaj vonesë, kryetari Abdixhiku nuk i ka harruar veprimet e Tahirit.

Abdixhiku ka vendosur t’i hakmerret ‘Xhafës’ me largim nga kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të mërkurën, LDK bëri të ditur se kanë bërë ndryshimin e kryesisë së partisë. Në listën me emrat e ri të kryesisë nuk figuron edhe emri i Xhafer Tahirit, i cili për shumë vite ishte pjesë e kësaj listë.

Lumir Abdixhiku e Xhafer Tahiri e kishin prishur miqësinë e tyre pas zgjedhjeve të fundit lokale në tetor të vitit që lamë pas.

Xhafer Tahiri, i cili kishte kandiduar për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, kishte arritur marrëveshje për koalicion në balotazh me kandidatin e LVV-së, Sylejman Mehollin.

Marrëveshja mes dy partive LDK e LVV ishte nënshkruar gjatë një ceremonie në qendër të qytetit në prezencë të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kreu i LDK-së, Abdixhiku kishte thënë se Tahiri nuk kishte marrë leje nga niveli qendror i partisë për ujdinë me Vetëvendosjen dhe se kjo do t’i kushtonte me përjashtim nga partia.

“Më mbani për fjale, më pritni pas datës 9 [nëntor] se nuk e lë pa e trajtu këtë rast”, tha Abdixhiku në paraqitjen e tij në Debat Plus më 23 tetor. “S’ka më me qenë në LDK, e prapa shpinës një kryetar të një partie tjetër. S’ka më!”, kishte deklaruar Abdixhiku në një paraqitje në Debat Plus.

Përkundër se kishte caktuar një datë, Abdixhiku nuk kishte marrë një vendim zyrtar kundër Xhafer Tahirit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 549)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 633)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com